Debati presidencial në SHBA, republikani Trump dhe demokratja Harris kritikohen nga Papa Françesku për idetë e tyre politike rreth abortit dhe emigrantëve

Sep 13, 2024 | 21:51
SHPËRNDAJE

 

Papa Françesku ka kritikuar Donald Trump dhe Kamala Harris për disa nga idetë e tyre politike.  Duke folur për gazetarët në një fluturim për në Romë nga Singapori, ai foli për planin e ish-presidentit për të dëbuar miliona emigrantë.

papa

Ai tha se migrimi ishte një e drejtë e shkruar në Bibël dhe se kushdo që nuk ndjek thirrjen biblike për të mirëpritur të huajin po kryen një “mëkat të rëndë“.

Ai vuri theksin te politikat e të drejtave riprodhuese të Harris, duke e krahasuar abortin me një “vrasje“.

“Të bësh një abort është të vrasësh një qenie njerëzore. Mund të të pëlqejë kjo fjalë ose jo, por është vrasje,” tha ai.

Papa tha se katolikët do të duhet “të zgjedhin të keqen më të vogël” kur të votojnë në nëntor.

Duhet votuar dhe zgjedh të keqen më të vogël. Kush është e keqja më e vogël, gruaja apo burri, nuk e di. Të gjithë në ndërgjegjen e tyre duhet të mendojnë dhe ta bëjnë këtë.

Të dy janë kundër jetës, qoftë ai që dëbon emigrantët ose ai që (mbështet) vrasjen e foshnjave”, tha Papa.

Ai gjithashtu theksoi se nuk është amerikan dhe nuk do të votojë.

Papa e ka bërë problemin e emigrantëve një prioritet të pontifikatit të tij dhe flet prerazi dhe shpesh për këtë.

Ndërsa mbështet fuqimisht mësimin e kishës për ndalimin e abortit, ai nuk e ka theksuar doktrinën e kishës aq shumë sa paraardhësit e tij.

Nuk është hera e parë që Françesku merr pjesë në zgjedhjet në SHBA. Në prag të zgjedhjeve të vitit 2016, Françesku u pyet për planin e Trump për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikan.

Ai deklaroi atëherë se kushdo që ndërton një mur për të mbajtur larg emigrantët “nuk është i krishterë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura