Debati rreth Uzunit, shpërthen babai i lojtarit: Këto janë prapaskenat si u la jashtë Europianit, ky trajner që e fshiu nga lista i tha…

Nov 22, 2024 | 12:53
SHPËRNDAJE

Artan Uzuni, babai i sulmuesit të Kombëtares, Myrto Uzuni, nëpërmjet një statusi të gjatë në rrjetet sociale u është përgjigjur të gjithë atyre që kritikonin paraqitjet e lojtarit në radhët e kuqezinjve.Myrto-Uzuni-me-Kombetaren-850x450

Ai ka nxjerrë në pah në fjalët e tij se si futbollisti kishte sakrifikuar gjithmonë me Kombëtaren, duke luajtur vazhdimisht i dëmtuar, për të ndihmuar ekipin. Nuk kanë munguar thumbimet për Silvinjon, duke e etiketuar atë si “trajneri që e fshiu nga lista”.

POSTIMI I ARTAN UZUNIT

Keto jane prapaskenat qe UZUNI u la jashtë EURO 2024,dhe jo ato justifikime, se gjoja UZUNI nuk mbron, jo se gjoja UZUNI prish grupin, jo se UZUNI gjoja ishte i dëmtuar, Uzuni edhe ne ndeshjen me Ukrainën ka luajtur i dëmtuar, dhe nuk e vuri kurrë ne dyshim,, sepse për Uzunin ajo fanelle vlen edhe me shume se KARRIERA e tije, sepse e vuajti racizmin ne Greqi, dhe FLAMURI KOMBETAR ishte i vetmi frymëzim për Atë,, Por do ju sjell edhe diçka tjetër ne vëmendjen e këtyre qe shajnë edhe vjellin vrer për Uzunin, ne datën 17/06/2023 u ndeshem me Moldavinë dhe fituam 2-0,ne ketë ndeshje Uzuni u dëmtua ne kyçin e dorës, dhe ne tendinen e Akilit ne kembe, mbas dy ditesh Shqipëria kishte ndeshjen e radhës per eleminatoret EURO 2024 ne daten 20/06/2023 me Ishujt Faraoe, dhe ky trajner dhe ja fshiu ermin nga lista e EURO 2024, i thotë UZUNIT, te dua me vete ne bankine, duke e ditur dëmtimin e rende qe kishte UZUNI, i thote se, nuk do ta rrezikoj edhe me shume dëmtimin tend, nese e kemi rezultatin ne favor.

Unë e dija dëmtimin e rende de kishte UZUNi dhe i thashë mos shko, por UZUNI me tha, KOMBl MBI GJITHSHKA,,, dhe fluturoi me ekipin, pa marre parasysh dëmtimin,,, dhe jeni dëshmitare çfarë ndodhi atje, ne pjesën e pare rezultati ishte ne favorin tone 1 – 2,, ne pjesën e dyte presioni i vendasve po shtohej dhe po na rrezikonin për ta barazuar ndeshjen,,dhe ky trajner qe i fshiu emrin nga lista e euro 2024, e thërret UZUNIN dhe i thote, nuk kam çfarë te bej, po na rrezikojne, dhe UZUNI hyn ne loje ne minuten e 70, bile pa këpucët e tij, por me nje pale këpuce 2 numra me te mëdhenj,, sepse punetori i Federates nuk ja kishte marre këpucët e Uzunit, ne minuten e 76 rrëmben nje top nga mesi i fushes dhe vrapon ne drejtim te portes kundershtare,ndonese kepucet gati sa nuk po i fluturonin nga kembet, hyn ne zone, por nuk guan vete sepse nuk është egoist, apo përçarës grupi, por asiston për Muçin dhe Muçi shenon golin e trete,dhe ndeshja perfundon 1 – 3, por nese ndeshja do dilte 2 – 2 ndoshta nuk do te ishim pjese e atij Euriopiani,, por djersen dhe sakrificen e tije askush nuk e vleresoi, dhe ja shperblyen duke e (FSHIRE) nga lista EURO 2024, dhe per shkak te kesaj ndeshje demtimi i tij u agravua edhe me shume,duke i rrezikuar karrierën, dhe
UZUNI me pas ka luajtur 4 muaj me gjilpëra,,

Ky eshte UZUNI qe e konsideron si gjene me te shtrenjte flamurin dhe ekipin kombetar, por duhet ta dini te gjithe JU,,qe shani dhe përçmoni, JU te MJERE, de shpifni dhe baltosni, ju gazetare dhe portale te shitur tek ai qe paguan me shume, Duhet ta dini se UZUNI nuk ka nevoje per reklamen e kombëtares, sepse cdo jave e ka reklamën ne gazetat me te medha sportive ne Spanje, ashtu sic e kishte ne Hungari, por edhe ne Kroaci,,dhe te gjithe keta qe shajne e viellin per Te, nuk jane aspak, me patriot se UZUNI, dhe kete e trgon me se miri SHQIPONJA ne gjoksin e tij, qe eshte me e madhe se ajo ne FLAMUR,, pervec sakrificave de ka bere per KOMBETAREN,…. FIm Salvator Kacaj, Rudi Vata, Armando Cungu, Ledio Pano, Gezim Sinemati, Roland Luci, Enkeleida Zeko, Artan Hoxha, Ervin Baku, etj

 

WhatsApp Image 2024-11-22 at 11.09.45 AM

WhatsApp Image 2024-11-22 at 11.09.45 AM (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura