“Debatuam dhe fjeta”- U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e shqiptares shtatzënë, zbardhet dëshmia e partnerit në gjyq! 39-vjeçari akuzon shokun e tij për krimin: Kur u zgjova…

Nov 19, 2024 | 14:41
SHPËRNDAJE

Është zbardhur dëshmia në gjykatën greke e partnerit të Gjeorgjia Murati, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për masakrimin me thikë të 41-vjeçares shtatzënë.

gjeorgjia murati

39-vjeçari dhe shoku i tij, i cili dënua me 15 vite burg, akuzuan njëri-tjetrin si vrasës të shqiptares shtatzënë, nënë e një vajze të mitur.

Partneri i viktimës deklaroi se mbrëmjen e Viti të Ri 2024 kishin pasur një debat mes tyre në banesën ku jetonin në Kalamaria.

Ai deklaroi se kishte marrë mjekimet dhe më pas kishte fjetur “pa vënë re as gjënë më të vogël”.

“Debatova pak me Gjeorgjinë, piva ilaçet për depresion dhe fjeta”, tha 39-vjeçari, duke shtuar: “Kur u zgjova të nesërmen, Gjeorgjia ishte zhdukur dhe kishte marrë 5.000 euro nga kursimet e mia. Nuk e di kush ma dërgoi mesazhin kur ajo vdiq. Dyshoj se e ka bërë 34-vjeçari”.

LEXONI EDHE: M*sakrimi me thikë i shqiptares shtatzënë, dënohet me burgim të përjetshëm partneri i saj! Ja sa vite u dënua shoku i tij

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura