Debutim në “Kupën e Mbretit”, trajneri i beson Mario Mitajt krahun e majtë të mbrojtjes

Sep 24, 2024 | 20:20
SHPËRNDAJE

Mario Mitaj do të debutojë sot me Al Ittihad në ndeshjen kundër Al Ain, e vlefshme për “Kupën e Mbretit”. Mbrojtësit të Kombëtares shqiptare i është besuar vendi i titullarit në “gjigantin” arab.

mitaj mario

Kështu Mitaj ka për detyrë të tregojë aftësitë e tij në krahun e majtë të mbrojtjes. Ndeshja fillon në orën 20:00 pikërisht në “Prince Abdullah al-Faisal Stadium”.

Mitaj është huazuar në Arabi nga Lokomotiva e Moskës. Këto të fundit kanë fituar 1.2 milionë euro për huazimin e tij, teksa Al Ittihad e afroi me detyrim blerje në fundin e sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura