Debutimi në Kupë, Asllani në “luftë” me Çalhanoglun për formacionin

Dec 19, 2024 | 17:44
SHPËRNDAJE

Do të luajë Interi i bashkëtitullarëve, për ta thënë si Bepe Marota, ai që do të sfidojë Udinezen në fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë sot në mbrëmje. Duke nisur që nga portieri, ku pritet debutimi i Jozef Martinezit.

asllani calhanoglu

Spanjolli u transferua nga skuadra e Xhenoas në merkaton e verës për të ndarë minutat me Zomerin, por deri tani nuk e ka parë fushën e blerë me sy. Ja ku erdhi momenti. Trajneri Simone Inzagi është duke përgatitur rrotacion në të gjitha repartet. Tifozët janë duke pritur të shohin më shumë në fushë Tomas Palacios, që deri tani ka luajtur vetëm 2 herë për një total prej 10 minutash. Argjentinasi që për karakteristika ngjason shumë me Bastonin do të gjejë minuta në vazhdimësi të ndeshjes sepse si titullarë do të luajnë Darmian, Bisek dhe Bastoni.

Në mesfushë, Bjukenën do të luajë ndeshjen e parë si titullar pas rikthimit nga dëmtimi, ndërsa qendra do të përbëhet nga Zielinzki me Fratezin. Ndërkohë që trajneri Simone Inzagi nuk ka vendosur ende nëse fanellën e regjisorit do t’ia besojë Hakan Çalhanoglusë apo Kristjan Asllanit. Deri dje ishin të dy në balotazh 50-50, me turkun pak më të avantazhuar për të mos pasur 3 lojtarë nga stoli për këtë sfidë.

ertretrteretetr

 

Ndërkohë që në krahun e majtë do të luajë Karlos Augusto. Rrotacioni prek patjetër edhe repartin e avancuar me dyshen e sulmit që do të formohet nga Mehdi Taremi dhe Arnautoviç. Korrea është gati për të marrë minuta gjatë ndeshjes dhe kështu, dyshja Lautaro Martinez dhe Turam do të jenë pushim. Sigurisht që në rast se do të ketë surpriza dhe trajnerit i duhet që të ndryshojë rezultatin mund t’i përdorë edhe dy bomberët e tij.

Udineze është një skuadër që po bën mirë dhe sigurisht që do të luajë shanset e saj për të shkuar në fazën e ardhshme. Megjithatë, zikaltrit duan që të provojnë shanset e tyre sepse vitin e kaluar u eliminuan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura