Dega Fibank Durrës, ambiente të reja moderne!

Jan 31, 2020 | 16:54
SHPËRNDAJE

Rritja e vazhdueshme e Fibank dhe veçanërisht zhvillimi i degës në Durrës çoi në një instalim modern të zyrave të reja, vendosur në Rrugën “Aleksandër Goga”.

Zyra e re ofron një ambient me komod bashkë me një ekip profesional dhe të motivuar për tu shërbyer të gjithë klientëve të interesuar.

Durres2 (1)

“Fibank është një bankë dinamike dhe ne jemi të dedikuar ndaj klientëve tanë, duke synuar që të ofrojmë një shërbim të shkëlqyer në funksion të nevojave dhe kërkesave të tyre” – tha drejtori i Degës Durrës Z. Bledar Kapllani.

“Për ne është shumë i rëndësishëm besimi që klientët kanë tek banka jonë. Ne kujdesemi që ky besim të reflektohet në çdo aspekt të punës sonë me klientët, por nga ana tjetër jemi të motivuar që të angazhohemi edhe në kuadër të përgjegjësisë sociale për të kontribuar në projekte apo iniciativa në dobi të komunitetit ku shërbejmë” shton ai.

Durres1

Fibank Albania synon të vazhdojë me ndikimin pozitiv në mirëqënien e vendit duke përmirësuar jetën e njerëzve si punonjës, si klientë dhe si qytetarë. Vazhdon të jetë ndër bankat më dinamike në vend, me avantazhin e vendimmarrjes tepër të shpejtë.

Fibank është shumë aktive në fushën e kredidhënies si për individë ashtu edhe për biznese duke ofruar kushtet më të favorshme, në përputhje me nevojat dhe kërkesat e klientëve. Stafi i dedikuar synon të kapë mundësitë që ofron tregu duke u fokusuar në zhvillimin e biznesit, krijimin e produkteve të reja dhe specifike sipas kërkesave të klientëve për të arritur një rritje pozitive organike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura