“Dëgjuam 4 ose 5 të shtëna”- Trump përshkruan momentet nga atentati i dështuar ndaj tij: Shërbimi Sekret më mori dhe më…

Sep 17, 2024 | 8:33
SHPËRNDAJE

Donald Trump, ish-presidenti amerikan që u tentua t’i bëhej atentat dy ditë më parë në fushën e tij të golfit në Florida, ka rrëfyer momentet e ngjarjes.

skynews-donald-trump-golf-course_6687972

Ai tha se ishte duke luajtur golf në fushë e tij në West Palm Beach në Florida kur kishte dëgjuar të shtënat.

“Po luaja golf me disa nga miqtë e mi të dielën në mëngjes. Moti ishte shumë i qetë, i bukur… dhe krejt papritur dëgjuam të shtëna në ajër, 4 ose 5 herë, dukeshin si nga një armë zjarri.

Shërbimi Sekret e kuptoi menjëherë se ishin plumba dhe ata më morën mua, më hipën në karrocën e golfit dhe u larguam”, tha Trump, duke lavdëruar Shërbimin Sekret për një “punë të shkëlqyer”.

Autori i dyshuar, Ryan Wesley Routh, po përballet me akuza federale për armë pasi një agjent i Shërbimit Sekret vuri re një pushkë që po kalonte nëpër shkurre dhe hapi zjarr ndaj të dyshuarit.

Shërbimi Sekret konfirmoi se të shtënat e vetme në incident ishin nga agjenti i saj.

Trump e përshkroi të dyshuarin si një “person shumë të rrezikshëm” të cilin ai shpreson të kalojë “një kohë të gjatë” pas hekurave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura