Regjisori Edmond Budina foli dje për situatën në PD, teksa u shpreh në një intervistë në “Panorama TV” se grupi i vulës janë kolona e pestë e Edi Ramës që duan të përçajnë opozitën.
“Për mua ata nuk janë PD, ata të hidhen përpjetë me vulë e me të gjitha. PD-ja janë ata që kanë shumicën votuese. Ne tani dalim dhe themi komunisti Sali Berisha. Ju keni qenë pjesë e bakllavasë së Sali Berishës. Një natë zgjohen dhe thonë jeni i korruptuar. Ai është në të drejtën e vet. Këta nuk janë PD. Këta për mendimin tim janë kolona e pestë e Edi Ramës që duan të përçajnë opozitën. Ata do ta mbajnë vulën, si u vendos si nuk u vendos Lulzim Basha, sepse kështu do Edi Rama”, deklaroi ai.
Sipas Budinës, grupi i Rithemelimit po bën një analizë për humbjen në zgjedhje dhe shtoi se është i bindur që ata nuk kanë humbur aq thellë, por votuesit kanë qenë të kërcënuar. “Partitë janë grupime vullnetare njerëzish. Në momentin që vendos një gjykatë se kush do e marrë vulën këtu nuk ka më vend për diskutim. Gjërat janë të mbyllura. Ka vendosur mazhoranca dhe Edi Rama që opozita do të jetë kjo. Krahu që mbështet edhe Sali Berishën. Mënyra si po vepron sot partia e Rithemelimit është fakti që ata po bëjnë një analizë për gjithçka që ka ndodhur. Duhet të vërtetojmë atë që ka ndodhur. Unë jam i bindur që ata nuk kanë humbur aq thellë, por votuesit janë kërcënuar. Një ndarje e vogël mbrëmë dhe hëngrën kokat e njëri tjetrit. Mendoni po të ikë edhe Sali Berisha nga atje katër parti do të dalin nga krahu tjetër”, deklaroi Edmond Budina.
Regjisori Edmond Budina komentoi edhe arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Ai tha se është e gjitha një shfaqje e shëmtuar duke u nisur që nga akuza për një leje ndërtimi të dhënë në vitin 2012. Sipas tij, Dako duhet akuzuar për shitblerje votash, për shkak të akuzave për shitblerje votash pak vite më parë, kur Dako doli në përgjime.
“Është një shfaqje e shëmtuar. E gjitha kjo histori e arrestimit. Për një leje në 2012. Ne i kemi katet pa leje këtu në qendër të Tiranës. Kjo është e gjitha lojë. Është mirë që SPAK heton por nuk jam për sa më shumë të dënuar. Ata që kanë bërë faje duhet të paguajnë. Akuzat janë banale për ta nxjerrë sa më shpejt nga burgu. Ne e kemi dëgjuar të gjithë që ai merrte pjesë në shitblerje votash. Ai duhet arrestuar për grup kriminal në zgjedhje. Merre Saimir Tahirin dhe sekuestroja pasurinë. Ky SPAK pse nuk vepron. Nuk ka lëvizur asgjë. Rama po parapërgatit faktin që të fusë në burg këta të opozitës, Synimi i tyre është të fusë në burg Ilir Metën dhe Sali Berishën që të shkatërrojë opozitën. Pse Edi Rama sulmon kaq shumë Sali Berishën? Tregon që rreziku i Edi Ramës është Sali Berisha”, deklaroi ai. Ai shtoi se duhen protesta në rastet kur paligjshmëria bëhet ligjshmëri, dhe populli nuk ankohet nga frika se mund të humbasë vendin e punës. “Duhet një përplasje se s’bën me protesta me të gjitha. Në të gjitha vendet ndodh. Edhe dje KAS nuk respektoi ligjin. Ai e hodhi poshtë. Po bëhet paligjshmëria, ligjshmëri. Dhe populli rri si delet, urtë se të hoqën nga puna. Po të dalin më vete këta të vulës, është e pamundur që të krijojnë një front të përbashkët. E kanë çuar çështjen në gjyqe. Me gjithë gjynahet e Sali Berishës të ngriheshin dhe të merrnin vota. Edhe sot bëni paralelizmat. Edi Rama del dhe falënderon votuesit. Shikoni si e kopjon Lulzim Basha, bën takime me të rinjtë. Hedh teza të vjetra për hapjen e PD. Ai i ka bërë listat në 12 të natës dhe ka caktuar ata që ka dashur. Ti je i pari që nuk i ke hapur listat. Ti je pjesë e së shkuarës”, u shpreh Budina.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al