Deklarata që duhet të shqetësojë Silvinjon, trajneri zbulon situatën e vërtetë të Manajt

Oct 5, 2024 | 23:01
SHPËRNDAJE

Kombëtarja shqiptare nuk do të ketë shërbimet e Rei Manajt për ndeshjet e muajit tetor. Por me sa duket, kjo gjë do të përsëritet edhe në nëntor. Sulmuesi i cili u kthye në një nga emrat e preferuar të Silvinjos në rreshtimin kuqezi në Euro 2024 e pas saj, tashmë rrezikon të mos jetë në dispozicion të teknikut deri vitin e ardhshëm.

manaj

Këtë e ka lënë të kuptohet trajneri i Sivaspor, Bylent Ujgun, pas humbjes së sotme me shifrat 3-2 të skuadrës përballë Goztepe. Duke folur për dëmtimet e shumta në radhët e ekipit të tij, ai foli në veçanti për Manajn.

“Do të bëjmë maksimumin në ndërprerjen për kombëtaret dhe do të plotësojmë boshllëqet që kemi. Por Rei Manaj nuk do të jetë me ne për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimit që ka pësuar”, theksoi ai, duke bërë të qartë se për sulmuesin kuqezi duhej pritur ende.

Një situatë e cila mund të sjellë mungesën e tij edhe për ndeshjet e nëntorit të kuqezinjve dhe të lërë Shqipërinë pa shumë alternativa në sfidat e fundit vendimtare për ecurinë në Ligën e Kombeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura