Del në treg iPhone 16, radhë të gjata në dyqanet e Apple! Shteti ku njerëzit pritën në radhë që prej orës 4 të mëngjesit

Sep 20, 2024 | 21:41
SHPËRNDAJE

Epoka e re e Apple e fokusuar në inteligjencën artificiale filloi zyrtarisht sot me lançimin e iPhone 16, i cili tani është i disponueshëm në dyqanet e kompanisë në gati 60 vende.

apple

Megjithëse iPhone 16 fillimisht nuk përfshin platformën Apple Intelligence, është një nga vetëm dy gjeneratat e iPhone që janë në përputhje me softuerin.

Karakteristikat e para të AI thuhet se do të shfaqen përmes iOS 18 në tetor.

Në fakt, radhët janë parë në dyqanet e Apple në vende të tilla si Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Singapori dhe Dubai.

Në Singapor, në dyqanin kryesor, radhët filluan në orën 4 të mëngjesit, me klientët që prisnin ose të merrnin porositë e tyre paraprake ose të blinin duke vizituar direkt dyqanin.

Rreth 300 njerëz kishin krijuar një radhë për të blerë pajisjen, sipas burimeve të biznesit.

Tajlandë
Tajlandë
Tajlandë
Tajlandë

Shumë prej tyre kishin udhëtuar nga vende të tilla si Vietnami dhe Sri Lanka, ku Apple nuk ka dyqane zyrtare, ose nga India, ku ka vetëm dy dyqane të kompanisë.

Foto të ngjashme u regjistruan në Londër, ku radhët u krijuan jashtë dy dyqaneve qendrore të Apple.

Megjithatë, para-porositë gjatë fundjavës së kaluar vlerësohet të kenë qenë rreth 13% më të ulëta se sa për iPhone 15.

aplle

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura