Duke i konsideruar fajtorë për ngritjen e skemës mashtruese “Skrapi”, që pas akuzimit me TVSH i shkaktuan shtetit dëm ekonomik në vlerën 25 milionë dollarë, prokuroria kërkoi sot dënimin me 31 vjet burgim për 7 prej administratorëve të kompanive private.
Akuza bën me dije se kërkoi dënimin me 10 milionë lekë (të reja) për kompanitë e administruara nga këta persona.
Dosja e prokurorisë
Ky grup personash është pjesë e një hetimi të gjerë, për të cilën më parë janë dënuar 16 të pandehur të tjerë, me një total prej 35 vitesh burgim. Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, të stampave osë të formularëve”, kryer në bashkëpunim.
Prokuroria e Tiranës ka zhvilluar hetimet dhe ka dërguar për gjykim mbi 30 persona dhe kompani, të konsideruara të nivelit të II, në mbledhjen dhe përpunimin e skrapit, të cilët kishin kryer veprime fiktive për përfitimin e padrejtë të rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Për shkak të numrit të madh të të pandehurve, procesi gjyqësor ndaj kësaj skeme, është ndarë në disa pjesë. Në Mars 2015, ka përfunduar gjykimi, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me një total prej 9 vitesh burgim 6 personat e parë. Në muajin Dhjetor 2015, gjykata ka dënuar grupin e dytë prej 10 personash, me një dënim në total prej 26 vitesh burgim.
Ndërkohë, grupi i tretë i të pandehurve është në përfundim të gjykimit dhe, pak ditë më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin e tyre me një total prej 31 vitesh burgim.
Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin edhe të 7 administratorëve të tjerë, si më poshtë:
- Agim Xhika, të dënohet me 5 vjet burgim
- Avni Hoxha, të dënohet me 5 vjet burgim
- Robert Hoxha, të dënohet me 5 vjet burgim
- Ilir Allmeta, të dënohet me 5 vjet burgim
- Përparim Zeqaj, të dënohet me 6 vjet burgim
- Mimoza Hoxha, të dënohet me 3 vjet burgim, (të konvertohet në shërbim prove)
- Vjollca Hoxha, të dënohet me 3 vjet burgim, (të konvertohet në shërbim prove)
- Personi juridik “ALEKSI & AJSI” sh. p. k,, me gjobë në shumën 1.500.000 lekë.
- Personi juridik “Hoxha” sh. p. k, me gjobë në shumën 1.500.000 lekë.
- Personi juridik “Xhois Group” sh. p. k, me gjobë në shumën 1.500.000 lekë
- Personi juridik “Rei 2012” sh. p. k, me gjobë në shumën 1.500.000 lekë.
- Personi juridik “Franko 94” sh. p. k, me gjobë në shumën 1.500.000 lekë.
- Personi juridik “Silealb” sh. p. k, me gjobë në shumën 1.500.000 lekë
- Personi juridik “Prokat” sh. p. k, me gjobë në shumën 1.500.000 lekë
Më parë, gjykata e Tiranës, në dy procese të ndryshme, ka shpallur fajtor dhe dënuar, si më poshtë:
Në muajin Mars 2015, për të njëjtën çështje, janë dënuar shtetasit: Josif Kadriaj, Maltin Lleshi, Ramiz Veizaj, Kadri Rama, Gjergji Lami, Flamur Gjinaj, si edhe kompanitë “Ajsi” shpk dhe “Alsima” shpk.
Në muajin Dhjetor 2015, për të njëjtën çështje, janë dënuar shtetasit: Artan Mallkazi, Roland Simolla, Petrit Terziu, Bedri Murrja, Nuredin Ceni, Bujar Stillo, Xhelil Toshi, Sokol Shatku, Ilia Delliu dhe Pashako Muha.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al