“Demokracia ka vdekur”- Protesta poshtë banesës së Berishës, Jola Hysaj: Realiteti absurd! Ja pse qeverisë i intereson të ikin sa më shumë shqiptarë

Oct 25, 2024 | 20:43
SHPËRNDAJE

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jola Hysaj ka marrë pjesë në protestën poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, ku dhe ka mbajtur një fjalim.

hysja

Ajo është shprehur se realiteti ku jetojmë është absurd dhe se demokracia ka vdekur.

Ndër të tjera Hysaj u ndal dhe te largimi i shqiptarëve nga vendi, duke thënë se ky fenomen i interes qeverisë.

Madje kësaj qeverie i intereson të ikim sa më shumë, që të vazhdojnë të vjedhin rehat ndërkohë që pensionistët të cilët janë gjyshërit, dhe prindërit tanë kanë punuar mbi 35-40 vite dhe nuk arrijnë të paguajnë dot as bukën e përditshme sepse faturat e dritave dhe të ujit ecin, se çmimet e ushqimeve të shportës kanë marrë dhenë dhe çmimet e ilaçeve është i papërballueshëm dhe nuk dihet në janë të skaduara apo jo”, tha Hysaj.

 

Fjalimi i Jola Hysajt:

Të nderuar qëndrestarë të rrugicës së shpresës, ku guximi dhe vendosmëria jua është motivim dhe motiv për të ecur drejte lirisë.

Mirëmbrëma shumë i nderuar kryetarë i Partisë Demokratike, Profesor Doktor Sali Berisha, ku pavarësisht çdo situate ju jeni prijësi dhe mbështetësi më i madh i së vërtetës nga e cila askush nuk duhet të heq kurrë dorë.

Tek po vija sot ketu, ndieja që nuk po dija nga t’ia nis të flas në këtë realitet absurd dhe ku ngjarjet e ndodhitë janë të njëpasnjëshme.

Në një vend ku demokracia ka vdekur dhe fjala e lirë po jep shpirt çdo ditë, ku kaosi dhe evazioni bëhen çdo ditë e më shumë më të fuqishëm, ku mes shtetit dhe bandave nuk ka më asnjë diferencë sepse bandat i bëjnë ligjin shtetit.

Të flas për gruan që tentoi të vetëdigjej përpara Bashkisë së Durrësit sepse skamja dhe dëshpërimi ka kapluar vendin?

Të flas për të rinjtë që ikin nga sytë këmbët drejt Europës e lënë të brengosura nënat e tyre me lot në sy?

Apo të flas për sistemin arsimor ku jo vetëm abuzohet me fondet e Bashkimit Europian dhe i shesin si investimet e tyre ndërkohë që një pjesë e mirë e fondeve avullojnë nga hiçi e bien në kurriz të prindërve dhe mësuesve. Ku janë pikërisht mësuesit që detyrohen t’i kërkojnë lemoshë prindërve për shkak të fondeve që fusin në xhep Ministra e Kryetarë Bashkie.

Objekte të cilat inagurohen si gjithmonë në fund të fushatave zgjedhore për t’i shitur si punë të tyre ndërkohë që trasparenca është zero. Ku në fshatra të tëra Bashkitë e Ministria e Arsimit kanë hequr dhe trasportin e të miturve të cilëve i takon  si rrjedhojë e plotësimit të kushteve për arsim të detyruar dhe në fund a e vret mëndjen qeveria pse ikin Shqiptarët? JO

Madje kësaj qeverie i intereson të ikim sa më shumë, që të vazhdojnë të vjedhin rehat ndërkohë që pensionistët të cilët janë gjyshërit, dhe prindërit tanë kanë punuar mbi 35-40 vite dhe nuk arrijnë të paguajnë dot as bukën e përditshme sepse faturat e dritave dhe të ujit ecin, se çmimet e ushqimeve të shportës kanë marrë dhenë dhe çmimet e ilaçeve është i papërballueshëm dhe nuk dihet në janë të skaduara apo jo.

Meqë fola për medikamentet nuk mund të lë pa përmendur rastet e onkologjikut dhe denoncimet e bëra nga gazetari Osman Stafa, ku familjarët dhe individët të cilët preken nga këto sëmundje në vend që të gjejnë forcën dhe guximin për të luftruar me këto sëmundje përballen me talljen e sistemit shëndetësor i cili i trajton si kavie.

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë dhe Kryeministri heshtin sepse në fund të ditës peshku qelbet nga koka.

E meqë fola për qelbjen e peshkut nga koka nuk mund të qëndroj dot pa folur për 2100 ton mbetje toksike që rikthehen të dielën në Durrës. Ku do përfundojnë këto mbetje? Çfarë do të bëhet me lendet helmuese ? Kush janë përgjegjësit e këtij skandali & nuk i japin dot përgjigje Veng djali dhe infrastruktura Balluku?

Pasi i vodhet Durrësit Portin, tani dhe po na helmoni? Unë i bej thirrje cdo qytetari te Durresit protestojë pasi këto mbetje na rrezikojnë të gjithëve jo vetëm ne por dhe fëmijëve tanë, jo vetëm Durrësin por dhe mirëqenien dhe mbarëvajtjen e qindra bizneseve.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura