Analisti Fatos Lubonja, gjatë një lidhjeje live me News24, ka komentuar protestën e thirrur nga Sali Berisha më 8 shkurt.
Lubonja tha se tashmë opozita ka hequr dorë nga qeveria teknike dhe këtë e cilësoi dështim. Ai gjithashtu u shpreh se nëse opozita nuk përbashkohet e gjitha në një fronte të përbashkët, do të jetë sërish dështim.
Lubonja: Nëse protesta nuk bëhet për qeverinë teknike, e cila është lënë mënjanë, janë vendosur të hyjnë në zgjedhje pa qeveri teknike edhe pse deri dje thoshin nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Mund të quhet edhe dështim i opozitës, pasi duhej të ishte synim i pa negociueshëm, ose duhet të kishin punuar më fort. Dhe në këtë aspekt mendoj se nuk e kanë këtë fuqi.
Mjafton të shohësh në Serbi për të parë sesi ndryshohet një qeveri. Situata duhet të na bëjë të shohim sesi ndryshohen regjimet. Në vend që të rrisim protestën, ne kemi rritur nënshtrimin.
PD për mua ka vendosur të hyjë në zgjedhje, por dështimi në thelb kryesor është paaftësia për të përbashkuar në një front të rëndësishëm të gjithë opozitën dhe mbi të gjitha njerëzit.
Shkaqet nuk janë vetëm te PD, por te të gjithë shqiptarët që nuk dinë të bashkohen. Ata i bashkon vetëm më i forti,. Kur e shohin se fitojnë shkojnë atje. Por jo duke ruajtur diferencat.
Mendoj se demokracia është luftë përditshme. Protestat duhen bërë, duhet të tregosh se jam gjallë, duhet të denoncosh. Por nëse këto dështojnë është i një regjimi që nuk do të dëgjojë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al