Një kabllo nënujore me fibër optike raportohet se është dëmtuar në Baltik, dhe dyshohet se ka qenë e qëllimshëm.
Sipas Reuters, të dielën herët në mëngjes, sistemi i monitorimit të transmetimit të të dhënave regjistroi ndërprerje në shërbimet në seksionin në fjalë.
Megjithëse ka një vonesë në shpejtësinë e transferimit të të dhënave, shumica e përdoruesve në Letoni nuk e shohin atë si problem.
Sipas mediave letoneze, një kabllo transmetimi nënujor i të dhënave nga Ventspils në Gotland në Suedi është dëmtuar.
Madje organet përgjegjëse për funksionimin e kabullit theksojnë se dëmi është i i konsiderueshëm dhe vjen si pasojë e “ndikimit të jashtëm”.
Ndërkohë dhe sipas informacioneve, Marina Letoneze ka identifikuar tashmë një mjet lundrues që mund të ketë lidhje me incidentin dhe po heton çështjen.
Kablloja mësohet se është e vendosur në një thellësi mbi 50 metra.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al