Dënim i pazakontë në Angli, futbollisti 25-vjeçar e pëson keq pasi kafshoi kundërshtarin

Oct 4, 2024 | 23:01
SHPËRNDAJE

Futbollisti i Preston, Milutin Osmajic, e ka pësuar keq, pas kafshimit që i bëri kundërshtarit në ndeshjen ndaj Bllekbërn.

800-0-1728055145xkafshimi-370

Federata Angleze e Futbollit, e ka pezulluar lojtarin me plot tetë ndeshje, pasi ai pranoi fajin. Shkak për këtë dënim, është bërë një incident i ndodhur në sfidë e mbyllur në barazim 1-1.

25-vjeçari, Osmajic u akuzua se kafshoi kundërshtarin e tij, Ouen Beck, pas një përplasje që ky i fundit kishte me lojtarët e Preston. Malazezi kafshoi kundërshtarin te qafa, ndërsa pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.

640-0-1728047982xdgdfjpg-522-1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura