Dënimi i Ervin Salianjit, reagon deputetja e PD: Hakmarrja politike! Sot është një ditë e keqe, duhet të reagojmë

Sep 26, 2024 | 14:15
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar në lidhje me vendimin e Apelit, që dënoi me 1 vit burg, Ervin Salianji. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se “sot është një ditë e keqe”.

dhurata cupi

Sipas deputetes Çupi, vendimi i dënimit është “hakmarrja politike për luftën e Ervin Salianjit kundër krimit të organizuar të lidhur me qeverinë është një këmbanë tjetër alarmi pas arrestimit politik të liderit të opozitës, Sali Berisha”!

Reagimi:

Dënimi i deputetit Ervin Salianji, nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së, nuk është një vendim i dhënë nga drejtësia, por nga qeveria që kontrollon segmente të rëndësishme në çdo institucion të drejtësisë!

Hakmarrja politike për luftën e Ervin Salianjit kundër krimit të organizuar të lidhur me qeverinë është një këmbanë tjetër alarmi pas arrestimit politik të liderit të opozitës, Sali Berisha!

Sot është dita që këtë dënim ta konsiderojmë si heqje e lirisë për secilin prej nesh! Na duhet të reagojmë, sepse nesër do të jetë vonë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura