Dënimi i Salianjit, Flutura Açka: Shtëpia jonë zakonisht sakrifikon më të mirin! Hipokritët më mirë të heshtin

Sep 26, 2024 | 21:22
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD, Flutura Açka, i është bashkuar reagimeve të kolegëve demokrat lidhur me dënimin më një vit burg të deputetit Ervin Salianji.

salia ni acka

Në një reagim në rrjetet sociale, Açka ka ironizuar palën tjetër të PD-së, teksa thotë ‘Shtëpia jonë zakonisht sakrifikon më të mirin!’.

Ndër të tjera ajo pyet nëse “Përgjegjësit e vërtetë, a kanë ndonjë katarsisis?’, ndërsa shton se “Hipokritët, të cilët as në foto nuk e fshehën dot n’fashën, më mirë të heshtin!”.

Kujtojmë se Flutura Açka është pjesë e grupit të deputetëve të cilët janë larguar nga grupi i madh opozitar i PD-së, i drejtuar nga Sali Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura