Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, e ka cilësuar vendim politik dënimin me një vit burg të deputetit demokrat, Ervin Salianji.
Teliti shprehet se Shqipëria është në rrezik, ndërsa thekson se nuk ka vendim apo arrest politik që të ndalojë uraganin e protestës dhe të ndryshimit.
Reagimi i Telitit:
DËNIMI POLITIK I SALIANJIT “THIKA E RRADHËS NË ZEMËR” PËR DEMOKRACINË DHE SHTETIN LIGJOR!
Prej muajsh, ne po përballemi me një situatë alarmante. Pas arrestimit politik të Liderit të Opozitës, sot vjen edhe dënimi politik i deputetit të opozitës, njërit prej zërave më të spikatur denoncues dhe mbrojtës të interesave të publikut.
Ky akt i sotëm jo vetëm që është një shkelje e të drejtave të Salianjit si përfaqësues i qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë, por është gjithashtu sulmi i rradhës i mirëorganizuar ndaj opozitës, një sulm ndaj fjalës së lirë dhe një goditje ndaj të gjithë shqiptarëve që besojnë në demokraci.
Kjo tregon se liria e mendimit dhe e shprehjes po rrezikohet gjithnjë e më shumë.
Ndaj të qëndrojmë të fortë e të bashkuar për të mbrojtur demokracinë në rrezik, të mbrojmë cdo zë që aspiron për një Shqipëri më të drejtë dhe më të lirë, një Shqipëri europiane.
Nuk ka vendim apo arrest politik që të ndalojë uraganin e protestës, uraganin e ndryshimit!
Ndaj Reago shqiptar, REAGO! Shqipëria është në rrezik!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al