Kryesia e PD-së vendosi mbrëmë që të protestojë pas vendimit të Apelit që dënoi me 1 vit burg deputetin demokrat Ervin Salianji. Protestat do të nisin më 6 tetor. Në mbledhjen urgjente, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka propozoi se protest kombëtare në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, të porteve dhe universiteteve por edhe revoltë në kuvend.
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi mbrëmë pas tre orë diskutimesh që të protestojë pas vendimit të Apelit që dënoi me 1 vit burg deputetin demokrat Ervin Salianji. Protestat do të nisin më 6 tetor. Në mbledhjen urgjente, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka propozoi se duhet të zhvillohen protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, të porteve dhe universiteteve.
Noka tha se për protestën e paralajmëruar më 6 tetor, nuk do mblidhen në bulevard, por do të jenë në terren në të gjitha rrugët e Shqipërisë. “Aksioni opozitar do të jetë dhe në Parlament dhe në terren. Nuk ka më paqe për Edi Ramnë dhe regjimin e tij”, tha ai. Në lidhje me këtë, sot do të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Demokratike për të diskutuar skenarët e protestës.
Fillimi I protestave është si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg. Burime nga mbledhja e Kryesisë së PD-së bën me dije se është propozuar që të kalohet në radikalizim të protestive duke bllokuar rrugë, porte, aeroporte. Lideri demokrat Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë ftoi demokratët dhe drejtuesit e PD-së të dalin në protesta, teksa shtoi se Salianji është secili prej tyre. Deputetja Ina Zhupa theksoi nevojën për një protestë të pandalshme dhe të qëndrueshme, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri.
“Nuk protestojmë as për Salianjin, as për Sali Berishën, por për çdo qytetar që sot është më i frikësuar se kurrë,” tha Zhupa.
Nga ana tjetër, Agron Gjekmarkaj e theksoi rëndësinë e një reagimi të menjëhershëm për situatën e Salianjit, duke kërkuar zhvillimin e diçkaje simbolike që nesër. Ai u shpreh se, nëse Partia Socialiste do të kishte përjetuar një situatë të ngjashme kur ishte në opozitë, do të kishte pasur reagime të menjëhershme nga ndërkombëtarët. Ai tha se PD është ende shumë të vakët me ndërkombëtarët, dhe se duhet të bëjnë një përpjekje të madhe. Mbledhja urgjente e Kryesisë së PD-së u thirr pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi atë të Shkallës së Parë për dënimin me 1 vit burg për demokratin, Ervin Salianji lidhur me çështjen “Babale”./Gazeta Panorama
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al