Dënimi i Salinjit, reagon kryebashkiaku i Kavajës: Opozitës po i hyhet në hak! Do të dalim më të fortë nga kjo histori

Sep 26, 2024 | 17:07
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi dënimin me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë”.

salianji fisnik qosja

Qosja shprehet se vendimi i Gjykatës së Apelit është banal, ndërsa thotë se opozitës po i hyhet.

“Por kësaj radhe i kanë bërë llogaritë gabim! Bashkë më Ervin Salianjin, do dalim shumë më të fortë nga kjo histori!”, shkruan ndër të tjera në reagimin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Mbështetje të plotë për mikun Ervin Salianji, i cili për fat është dhe një prej drejtuesve më të aftë dhe premtues të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare!

Ervin Salianji është një FITUES dhe kjo është arsyeja e vendimit të sotëm aq banal të Gjykatës së Apelit!

Opozitës tashmë po i hyhet në hak dhe frenimi i mobilizimit të saj në kulmin e fushatës zgjedhore me motivacione politike e për më tepër me duart e drejtësisë, nuk është asgje tjetër veçse minim i demokracisë shqiptare!

Kjo është një sfidë ndaj brezit të rinj të politikanëve të Partisë Demokratike, nga të cilët në fakt kalon dhe suksesi zgjedhor i opozitës dhe kthimi i Partisë Demokratike në krye të qeverisjes!

Por kësaj radhe i kanë bërë llogaritë gabim! Bashkë më Ervin Salianjin, do dalim shumë më të fortë nga kjo histori!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura