Dënimi me një vit burg i Ervin Salianjit, PD i nis dosjen kancelarive dhe mediave kryesore në botë: Në 15 pika shpjegohet saga e denoncimeve të deputetit

Sep 28, 2024 | 15:40
SHPËRNDAJE

 

Pas burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji, Partia Demokratike ka nisur dosjen e plotë shpjeguese në kancelaritë dhe mediat kryesore të botës.

Ervin Salianji, dorezohet, vetedorezohet, (14)

Në 15 pika PD ka shpjeguar shkurtimisht atë që e quan ‘saga e denoncimeve’ të cilat nisën në vitin 2018 kur Ervin Salianji publikoi vendimin e formës së prerë të Gjykatës Italiane, i cila kishte dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron (Geron) Xhafaj.

“Në dosje është pasqyruar fakti se pas këtyre denoncimeve, Agron (Geron) Xhafaj shkoi në burg në Romë, Itali, ndërsa vëllai i tij, Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dha dorëheqjen nga detyra.

Në dosje ndër të tjera sqarohet se “Vendimi politik për burgosjen e opozitarit Ervin Salianji u bë nga trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala dhe Iliba Bezati. Genti Shala është ish-përfaqësues politik i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe kandidat për anëtar i Gjykatës së Lartë, ku dihen lidhjet e forta të Fatmir Xhafajt””, njofton PD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura