“Dënojmë ashpër sulmet e Iranit”- Ministria e Jashtme: Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit

Oct 2, 2024 | 13:47
SHPËRNDAJE

Ministria e Jashtme në Shqipëri ka reaguar në lidhje me sulmin e Iranit ndaj Izraelit, që ndodhi mbrëmjen e 1 tetorit, duke përshkallëzuar kështu konfliktin në Lindjen e Mesme.

ministria-e-jashtme-3

Ministria e Jashtme shpreh solidaritet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri, ndërsa ripërsëriti thirrjen për de-përshkallëzimin e menjëhershëm.

“Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.

Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, thuhet në reagim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura