“Dënojmë burgosjen politike të Ervin Salianjit”/ Kryesia e PL-së: Mbështesim plotësisht qëndrimin e drejtë të opozitës në Parlament dhe protestën kombëtare 7 tetorit

Sep 30, 2024 | 20:13
SHPËRNDAJE

Kryesia e Partisë së Lirisë thotë se dënon dënimin dhe burgosjen të Ervin Salianjit. Në një reagim të kryesisë, thuhet se “Salianji denoncoi lidhjet e tmerrshme të trafikut ndërkombëtar të drogës me Edi Ramën dhe Qeverinë”.

ilir-meta-partia-e-lirise1

Po ashtu, Kryesia e PL shprehet se mbështet plotësisht qëndrimin e drejtë të opozitës në Parlament, e cila sot bllokoi punimet si dhe dogji karriget.

Po ashtu mbeshtet edhe protestën kombëtare të thirrur në datën 7 tetor.

“Kryesia e PL i fton të gjithë qytetarët të ngrihen në këmbë trimërisht për të ndëshkuar pa mëshirë Narkoshtetin dhe Narkodrejtësinë, si dhe për të shpëtuar Shqipërinë dhe familjet shqiptare nga vjedhja e përditshme skizofrenike, që ju bën banda e hajdutëve “rilindas” me Edi Ramën në krye”, thuhet ne reagim.

Reagimi kryesise se PL

Kryesia e Partisë së Lirisë e mbledhur sonte dënoi me ashpërsinë më të madhe dënimin politik dhe burgosjen e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili denoncoi lidhjet e tmerrshme të trafikut ndërkombëtar të drogës me Edi Ramën dhe Qeverinë.

Ky vendim i urdhëruar nga Edi Rama dhe i zbatuar nga gjykatësit e Ramaformës tregoi fytyrën e vërtetë të Narkoshtetit dhe të Narkodrejtësisë, të angazhuar në funksion të agjendës politike dhe elektorale të Kryeministrit për asgjësimin e opozitës, pluralizimit politik dhe demokracisë.

Kryesia e PL mbështet plotësisht qëndrimin e drejtë të opozitës në Parlament dhe protestën kombëtare të thirrur në datën 7 tetor.

Kryesia e PL i fton të gjithë qytetarët të ngrihen në këmbë trimërisht për të ndëshkuar pa mëshirë Narkoshtetin dhe Narkodrejtësinë, si dhe për të shpëtuar Shqipërinë dhe familjet shqiptare nga vjedhja e përditshme skizofrenike, që ju bën banda e hajdutëve “rilindas” me Edi Ramën në krye.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura