Denoncim te Berisha, Ermal Hoxha me celular në burg

Sep 3, 2015 | 7:25
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar në profilin e tij në Facebook denoncimin që i ka mbërritur nga një i dënuar në burgun 302 në kryeqytet.

Ermal Hoxha (i arrestuar)
Ermal Hoxha (i arrestuar)

I dënuari denoncon trajtimin e pabarabartë që u bëhet atyre që vuajnë dënimin dhe privilegjet që u lejohen disa të njohurve, si eshte edhe nipi i ish diktarorit, Ermal Hoxha.

Sipas tij, Ermal Hoxhes i janë rezervuar privilegje qe ligji i ndalon, si është mbajtja e celularit ne qeli. 

Postimi i Berishes 
Qytetari dixhital denoncon nga burgu: Kujdes i veçante per Ermal Hoxhen

“Z.Berisha..jam nje i paraburgosur deri para ca ditesh kam qen ne 302 ku si te tjer te ndaluar dhe un..u njoha me te ndaluar apo te denuar aty..pash se te previlegjuar ishin disa qe kan vrar..dhe kan dhomat me te previlegjuara ne katin e dyt..nder keta ishte dhe Ermal Hoxha qe kishte dhe celular..ne nje kontroll sigurie sic e bejn 3 her ne jav. nje polic ja gjen e ja merr..por mbas pak ditesh polici paralajmerohet per shkarkim..apo trasferim..dhe Ermalit i vje tel.tjetr…nga kush thoni ju??? Nga vet drejtori i burgut..aty thash se ne me kte qeveri..me ktadrejtues..kemi marr fund…ju lutem dua te ngelem anonim..sepse mund tiimagjinoj pasojat…me respekt per ju D.T.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura