Denoncimi/ “Edi Rama me nipin e Myslym Pezës u vjedhin tokat pronarëve shekullor në Dhërmi”

Dec 7, 2017 | 19:38
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon sërish me akuza në drejtim të pasardhësit të tij Edi Rama, ndërsa sulmi këtë herë është zhvendosur në Dhërmi.

Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një mesazh të një pronari dixhital, ku ky i fundit thekson se Rama bashkë me nipin Myslym Pezës kanë vjedhur toka në bregdetin e Dhërmiut.

Pronari dixhital shkruan se Alban Peza, i shoqëruar nga djemtë e Arta Dades, u kanë bërë presion banorëve të zonës ku po ndërton një hotel në bregdet.

SALI BERISHA E RE

Statusi i plotë

Edvini me nipin e Myslym Pezes u vjedhin tokat pronareve shekullor ne Dhermi!
Lexoni mesazhin e pronarit dixhital! sb
“Pershendetje Dr.Doja te ju informoja dhe do ju lutesha te publikonit matrapazlleqet e fundit te qeverise Rama ne bregdetin e Dhermiut. Aktualisht shetitorja ne bregdetin e Dhermiut ne pjesen e ish Kampit te Punetoreve eshte pezulluar sepse atje Rama po ndihmon Alban Pezen per te ndertuar nje Hotel Alban Peza ka perfituar ne menyre krejt te jashteligjshme nje siperfaqe prej 17 m2 toke duke u rene ne qafe disa dhjetra familjeve autoktone.
Vendim me te cilin Peza regjistroi pronen eshte skandaloz, ai ka blere vetem godinen dhe me nje vendim skandaloz detyron Hipoteken qe ti regjistroje pervec godines edhe 17 mije m2 toke. Shpesh eshte paraqitur ne Dhermi i shoqeruar eshe nga djemte e Arta Dades, te armatosur dhe duke i bere presion banoreve te zones. Alket Hyseni as qe e vuri ujin ne zjarr per ti bllokuar dhe hetuar menyren e perfitimit te kesaj prone nga ana e Alban Pezes, me siguri me nderhyrjen personale te Rames, Tani favori me i fundit eshte dhenia e nje leje ne favor te ALban Pezes mu ne buze te detit duke i bere karshillek disa dhjetra familjeve autoktone por edhe interesit te gjithe pushuesve te cilet mund te shfrytezonin ate shetitore. Po ky eshte kusheriri i Dashamir Pezes! Skam asnje te dhene tjeter! Ajo qe mund te them me bindje eshte qe nipi i babe Myslymit doli pronar ne vijen e pare te Dhermiut! Ky eshte eshte nje absurd!
Ky perfitoi token me disa mashtrime duke perdorur BSPSH, Sindikaten e PAvarur te Transporteve, ZRPP VLore, Gjykaten Vlore, etj….! Kjo eshte nje histori e mirefillte korrupsioni, mashtrimi dhe matrapazlleku! Rama prishi godinen e ish Kampit dhe tani po e pajis me leje Albanin! Per kete arsye ajo pjese e shetitores ka mbetur jashte projektit….! Mjere ne qe na lane te paret token atje dhe na u be peshqesh!Ju lutem publikojeni kete skandal se vetem ju beni transparence ne kete vend,. Gjithe te mirat
P.S.: jam gati te ju ve ne dispozicion dokumenta te ndryshem me te cilat provohen kalimet e paligjshme te pronesise ne favor te ALban Pezes!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura