Ish-deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Luan Baçi, akuzon ditën e sotme policinë, nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social në “Facebook”.
(Pandeli Tole)
Baçi shprehet se forca të shumta policia kanë hyrë në shtëpinë e ish-futbollistit fierakt, Pandeli Tole, duke e marrë me dhunë dhe duke e çuar në komisariat.
POSTIMI I LUAN BAÇIT
Policia politike e Edi Rames filloi nga presionet dhe shoqerimet.
Tani ne keto momente, forca te shumta policie kane hyre me force te shtepia e Kryetarit te Grup seksionit dhe antarit te kryesis te Deges PD Fier ish futbollistit te dashur te Apollonise z Pandeli Tole dhe e kane arrestuar duke e çuar ne komisariatin e policise.
Pa dhene asnje spjegim, pa bere asgje.
Perse zoti Kryeminister pse kjo sjellje me qytetaret Fierak ?
Çfar te ka bere Pandeli Tole ?
Ne do te jemi perballe teje te gjithe.
Ne sot tani jemi te gjithe Pandeli Tole.
RAMA IK, NE NUK NDALOJME.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al