“Deputetë sufllaqesh nuk çon Ilir Meta në Parlament”- Presidenti i PL thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 7 tetorit: Të tregojmë se populli nuk dorëzohet

Oct 1, 2024 | 18:22
SHPËRNDAJE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Drejtues është shprehur se emrat e deputetëve kandidatë do të jenë si Tedi Blushi, teksa tha se “deputetë sufllaqesh nuk çon Ilir Meta në Parlament”.

Meta gjithashtu u shpreh se mbështet protestën ndërkombëtare duke thënë se e vetmja rrugë për t luftuar atë që e duan ‘narkoshteti’ është përballja ballore.

“Të tregojmë se populli nuk dorëzohet dhe që fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë me e madhe se terrori që narkoshteti tenton të mbjellë te qytetarët tanë”, tha ai.

“Deputetët do të jenë si Tedi Blushi t gjithë. Deputetë sufllaqesh nuk con Ilir Meta në Parlament, dakord? Risqet që ka sjellë narkoshteti rëndojnë çdo shqiptar dhe mbi vendin në mënyrën më kërcënuese. Siguria e jetës, punës dhe pronës, është në pikëpyetje për çdo shqiptar. Sot është koha që gjithsecili të marrë përgjegjësitë e tij dhe ne në radhë të parë. Narkoshteti shkulet kur çdo shqiptar ushtron përgjegjësi ndaj shoqërisë dhe ndaj vendit dhe njëkohësisht ndëshkon me votë dhe protestë të vazhdueshme.

Unë jam i bindur se ndjenja e protestës dhe pakënaqësisë e akumuluar prej kohësh te çdo shqiptar që ndjen peshën e korrupsion skizofrenik të qeverisë për pasigurinë e punës, pronës, shëndetit, çmimeve stratosferike dhe kostos së lartë të jetesës, jam i bindur se flaka e zemërimit të tyre do të shpërthejnë. Geni patriotik i shqiptarëve dhet zgjuar. E vetmja rrugë është përballja ballore. Partia e Lirisë mbështet protestën kombëtare të thirrur me 7 tetor. Të tregojmë se populli nuk dorëzohet dhe që fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë me e madhe se terrori që narkoshteti tenton të mbjellë te qytetarët tanë”, u shpreh Meta.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura