Deputetët e PD në Parlamentin Europian, informojnë Komisionerin Olivér Várhelyi: Jetike që Shqipëria të rikthehet në shinat e shtetit ligjor dhe demokratik

Oct 23, 2024 | 19:51
SHPËRNDAJE

Deputetët e Partisë Demokratike, gjatë protestës së tyre në Parlamentin Evropian, janë takuar dhe Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, të cilin e kanë informuar mbi arsyet e vizitës dhe situatën politike në Shqipëri.

Deputetët e PD, Komisionerin Olivér Várhelyi (2)

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, bën me dije se gjatë takimit më të, ata kanë bashkëndanë mendimin se integrimi europian është aspiratë e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë dhe duhet të vazhdojë pavarësisht pengesave.

Deputetët e PD, Komisionerin Olivér Várhelyi (1)

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, bën me dije se gjatë takimit me të, ata kanë bashkëndanë mendimin se integrimi europian është aspiratë e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë dhe duhet të vazhdojë pavarësisht pengesave.

“Shqipëria e ka jetike që të rikthehet në shinat e shtetit ligjor dhe demokratik, që nuk përndjek e burgos opozitën, që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe ku qeverisja nuk diktohet nga krimi i organizuar. Vetëm kështu e ardhmja europiane është e sigurtë dhe e shpejtë”, shprehet Bardhi.

Reagimi i Bardhit

Në Parlamentin Europian, ishte për raportim edhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin z. Olivér Várhelyi, të cilin patëm mundësi ta informojmë shkurtimisht për arsyet e vizitës tonë në PE dhe situatën politike në Shqipëri.

Duke mbështetur plotësisht procesin e integrimit dhe duke e falënderuar për gjithë punën që ka bërë që procesi të shkojë përpara, pavarësisht se për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria është larguar edhe më shumë nga vlerat europiane në qeverisje, bashkëndamë mendimin se integrimi europian është aspiratë e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë dhe duhet të vazhdojë pavarësisht pengesave.

Shqipëria e ka jetike që të rikthehet në shinat e shtetit ligjor dhe demokratik, që nuk përndjek e burgos opozitën, që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe ku qeverisja nuk diktohet nga krimi i organizuar. Vetëm kështu e ardhmja europiane është e sigurtë dhe e shpejtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura