“Deputetët u kërcënuan nën tytën e armës”- Noka: Këtu vdes demokracia! Vetëm juntat fusin në Parlament polici dhe forca të armatosura

Oct 17, 2024 | 12:45
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ka folur për mediat pas mbylljes së aksionit para Kuvendit.

noks

Ai është shprehur se deputetët e opozitës u kërcënuan me armë, ndërsa shtoi se vetëm juntat fusin në Parlament polici dhe forca të armatosura.

“Siç e patë, sot regjimi arriti kulmin duke kërcënuar nën tytën e armës deputetët. Nuk kishte ndodhur kurrë që FNSh të hynte në Kuvend dhe të kërcënonte deputetët. Këtu vdes demokracia. Vetëm juntat fusin në Parlament Polici dhe Forca të armatosura.

Por kur narko-ministri, kërcënon opozitën nga foltorja e Kuvendit, pastaj narkoanditët me uniformë janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Që nga dhuna,  tregon një panik të narkoregjimit nga mosbindja civile e opozitës. Edhe kërcënimet që hidhen nga Elisa Spirogjoka apo stërnipi i Enver Hoxhës, nuk mund të tregojnë gjë tjetër veçse panik. Asgjë nuk na ndal”, tha Noka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura