Në një kohë që deputetët e opozitës po zhvillojnë aksionin jashtë ambienteve të parlamentit, deputeti i maxhorancës, Frrok Gjini kërkoi që kolegët që nuk janë të dënuar, duhet të lejohen në sallën e Kuvendit.
Elisa Spiropali, kryetarja e Parlamentit është shprehur se deputetët që s’janë të dënuar duhet të jenë në sallë, ndërkohë që apeloi ndaj demokratëve që të mos t’i pengojnë.
Diskutimi
Frrok Gjini; Mendoj që pjesa e deputeteve që nuk janë të dënuar, që kanë të drejtë të marrin pjesë në seancën planare.
Ata që i pengojnë mendoj që duhet ti lejojnë kolegët e tyre në debat në sallën e Parlamentit. Se jashtë nuk zhvillohet asgjë për të mirën e vendit.
Elisa Spiropali: Deputetët që nuk janë të dënuar duhet të jenë ën sallë dhe ata që i pengojnë po bëjnë një akt shumë të rëndë, jo vetëm ndaj tyre por edhe ndaj Gardës së Republikës të cilën kërkoj të gjithë mirënjohjen tonë dhe të publikut që po përballet me shumë sulme dhe fyerje.
Të gjithë ata janë baballarë, bijë të dikujt dhe s’meritojnë të trajtohen në atë formë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al