Deputetja e PS-së ironizon opozitën: Ne nuk presim si Romeo Zhuljetën që të dalë në ballkon për të na dhënë porosi nga Surreli

Nov 13, 2024 | 12:09
SHPËRNDAJE

Deputetja e PS-së, Edona Bilali iu është përgjigjur akuzave të opozitës se marrin porosi nga kryeministri Edi Rama mbi deklaratat që duhet të bëjnë në Komisionin Hetimor të Sterilizimit.

Ajo u shpreh se nga ana e maxhoranës nuk ka shkuar njeri në Surrel për të marrë porosi për Komisionet Hetimore

“Ne nuk presim si Romeo Zhuljetën të na dalë në ballkon për të na dhënë porosi nga Surreli”, ironizoi ish-ministrja.

Pjesë nga debati: 

Edona Bilali: Sa më shumë afron fundi aq më shumë përsëritet me një tendencë krejt të qartë, përmendet emri i kryeministrit

Albana Vokshi: Edona na i sillni pak ato gërshërët, na i trego. Kryeministrit i kam kërkuar të bëjë testin e drogës dhe s’ka pranuar

Edona Bilali: Përmendja e kryeministrit i shërben një politike dite për të bërë lajm, nxjerr nga foksi arsyen pse jemi mbledhur këtu.

Kur ju përmendi Surrelin apo porositë që mund të marrim atje, unë nuk besoj, por edhe në emër të kolegëve, se në emër tim po e po, nuk ka shkuar njeri në Surrel për të marrë porosi për Komisionet Hetimor dhe ne nuk presim si Romeo Zhuljetën të na dalë në ballkon për të na dhënë porosi nga Surreli. Po tani, mjaft është mjaft.

E them me përgjegjësi të plotë, se jo vetëm që nuk kemi marrë porosi nga Surreli por nuk na është vendosur asnjëherë letër përpara për të lexuar në diferencë nga pala tjetër. Kjo është fyese, po flas për porosi politike.

Komentet tuaja janë mungesë respekti për të dy palët, për atë pjesë që përgatitet vetë në komision.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura