“Derra të majmë që zhgërryhen në 80 mijë euro në muaj”- Buxheti faktik, Flamur Noka u drejtohet ministrave: As në SHBA dhe BE nuk jetojnë si këta

Nov 7, 2024 | 13:00
SHPËRNDAJE

Në Kuvend u diskutua sot për buxhetin faktit, ku pjesë e debateve u bë edhe opozita. Flamur Noka tha se qeveria e ka bërë propagandë duke thënë se çdo vit buxheti është më i madh.


Noka tha se pensionistët marrin nga 8 mijë lekë në muaj, ndërsa ministrat i përshkroi “si derra të dhjamosur që marrin nga 80 mijë euro në muaj”.

Deputeti i PD u shpreh se të ardhurat për frymë në Shqipëri  janë sa 34% e mesatares evropiane.

“E vërteta  e buxhetit që ju po flisni ishte tek ulërima e asaj zonjës në një emision mëngjesi, ku fliste për 8 mijë lekë pension. Ju i thoni që me ato lekë do blejë ilace, të paguajë qiranë, ujë drita dhe të hajë e ushqehet. Ndërkohë këta derrat e majme zhgërryhen në 80 mijë euro në muaj dhe nuk i dalin. Ky është buxheti fakti 2023 që ju sot po cicëroni. E keni bërë moto të propagandës që është buxheti më i madh në histori. Ku është buxheti? Ku janë rrogat dhe pensionet?

Të ardhurat për frymë janë sa 34% e mesatares evropiane. Për qytetarët flas, se për këta derrat e dhjamosur këtu nuk ka Evropë dhe Amerikë që jeton si këta”, tha ndër të tjera Noka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura