“Dëshpërim për votën e diasporës”- Jola Hysaj: Kur Baromi zgjohet e gjen veten duke bërë fushatë për PS

Nov 7, 2024 | 13:15
SHPËRNDAJE

Anëtarja e Kryesisë së PD, Jola Hysaj denoncon se administrata po bën fushatë për kryeministrin Rama. Me anë të një njoftimi në Facebook, ajo thotë se edhe Presidenti po bën të njëjtën gjë.

jola hysaj

Sipas saj, Presidenti  ‘e ke kusht nga punëdhënësi që ti gjejë  ca vota në diasporë se ndryshe humb vendin e punës’.

Teksa i referohet Presidentit Begaj, Hysaj shkruan se “pasi i more fytyrën gjithë Shqiptarisë duke iu lëpirë Erdoganit se nuk të dilnin 600m² presidencë, të cilës ti as historikun me siguri nuk ia di, tani si “rregullator i paanshëm” me çfarë fytyre bën fushatë për padronin tënd D’rama?”

Postimi i Jola Hysajt

Kur Baromi zgjohet e gjen veten duke bërë fushat për D’Ramën!

Nuk është hera e parë në të cilën shkelet Kushtetuta haptazi, nuk është  hera e parë në të cilën  administrata bën fushatë për KM por a është  e  ligjshme  që Ambasadorët dhe Presidenti  i Republikës  ta bëjë këtë?

Dëshpërimi për votën e diasporës është i madh apo jo KM?

Por a e menduat mirë kur i çuat shqiptarët në një dëshpërim aq të madh sa të gjenin si të vetmen rrugë ikjen nga Shqipëria?

Ah po tani shkon e lëpihesh për të marrë votat, e ata që teorikisht  duhet të sigurojnë mbarëvajtjen  dhe sigurinë  e  zgjedhjeve dalin e bëjnë fushatë haptazi kundra ligjit për lartmadhninë?

Sa për Baromin kam veç një pyetje, pasi i more fytyrën gjithë Shqiptarisë duke iu lëpirë Erdoganit se nuk të dilnin 600m² presidencë, të cilës ti as historikun me siguri nuk ia di, tani si “rregullator i paanshëm” me çfarë fytyre bën fushatë për padronin tënd D’rama? Apo e ke kusht nga punëdhënësi yt dhe ti të gjesh përveç farefisit dhe ca vota në diasporë se ndryshe humb vendin e punës?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura