Dështimi për parandalimin e sulmit të 7 tetorit, jep dorëheqjen kreu i një njësie elitare të shërbimit inteligjent të ushtrisë izraelite

Sep 12, 2024 | 20:38
SHPËRNDAJE

Kreu i një njësie elitare të inteligjencës ushtarake të Izraelit njoftoi sot dorëheqjen e tij pas dështimit të agjencisë për të penguar sulmin e 7 tetorit nga Hamasi.

ushtria izraelite

“Komandanti i Njësisë 8200, brigadieri Yossi Sariel, ka informuar eprorët e tij për dorëheqjen”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë.

Kjo njësi është përgjegjëse për dekodimin dhe analizimin e informacionit që merr nga shërbimi inteligjent.

Agjencia e inteligjencës ushtarake izraelite (Aman), e fajësuar për dështimin e 7 tetorit, ka përjetuar një krizë të paprecedentë dhe komandanti i saj, gjenerali Aaron Haliva, ishte oficeri i parë i lartë ushtarak izraelit që dha dorëheqjen, në prill 2024.

Ushtria kishte njoftuar në atë kohë se gjenerali Haliva kishte kërkuar të jepte dorëheqjen duke përmendur “përgjegjësinë” e tij për dështimin e shërbimit të tij për të parandaluar sulmin e 7 tetorit.

Shtabi i përgjithshëm kishte rënë dakord që Haliva “të tërhiqej pasi të emërohet pasardhësi i tij”, sipas ushtrisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura