DETAJE/ U vetëplagos me armë zjarri në këmbë, gardisti 28-vjeçar është shoqërues i kreut të KQZ-së. Dyshohet se…

May 24, 2024 | 19:48
SHPËRNDAJE

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen në Tiranë, ku një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, u vetëplagos me armën e shërbimit.

policia ambulanca

Mësohet se ai ka marrë një plagë në këmbë, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, teksa i riu po pastronte armën e shërbimit.

Gjithashtu bëhet me dije se gardisti është shoqërues i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi polica për ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura