DETAJE/ Zbulimi i magazinës me drogë në Korçë, gratë e arrestuara u kapën në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike! Dyshohet se…

Oct 24, 2024 | 19:24
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me magazinën me drogë në Korçë e cila u zbulua gjatë një operacioni policor ditën e sotme (24 tetor).

magazina droge korce

Mësohet se në pranga deri më tani kanë rënë 6 persona, mes tyre edhe gra. Gratë, të cilat nuk banojnë në Korçë, janë arrestuar në flagrancë teksa po përpunon lëndën narkotike.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se magazina ka shërbyer si vend dytësor, pasi dyshohet se ka një vend tjetër jashtë Korçës ku dërgohej para se të dilte në treg për shitje.

Doga e sekuestrua është duke u peshuar dhe dyshohet se është në sasi të konsiderueshme.

Aksioni policor ka ardhur pas një hetimi disa javor dhe pritet që në pranga të bien dhe persona të tjerë të lidhur me këtë aktivitet të paligjshëm.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura