Policia ka vendosur në pranga një 39-vjeçar, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën 11-vjeçare të bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, i arrestuari me iniciale A. R., banues në fshatin Krutje e Poshtme, dyshohet se ka keqtrajtuar të miturën dhe ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin A. R., 39 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka keqtrajtuar dhe ngacmuar seksualisht vajzën e saj 11 vjeçe. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al