Policia italiane ka vënë në pranga një 29-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ka dhunuar bashkëshorten e tij duke e goditur me rende në forta në këmbë dhe në pjesën e pasme të kokës.
Ngjarja ka ndodhur të dielën në Rimini dhe gjithë skena e dhunës është parë nga fëmija i tyre një vjeçar.
Kanë qenë fqinjët që kanë denoncuar rastin, pasi kanë dëgjuar britmat nga banesa e familjes shqiptare.
I riu është kapur në flagrancë nga policia, ndërsa gruaja ishte me foshnjën në krahë.
Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 29-vjeçari u transferua në burgun e qytetit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al