Një 69-vjeçar me iniciale J.H është arrestuar në Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, shtetases I. H., 51 vjeçe.
Blutë e Fierit bëjnë me dije se u arrestua gjithashtu në flagrancë shtetasi R. H., 28 vjeç si edhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset I. H., 51 vjeçe dhe K. H., 22 vjeçe, pasi të tre këta shtetas, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit J. H.;
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. Th., 20 vjeç, banues në Portëz, pasi në datë 30.01.2025, dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit R. E., 30 vjeç, banues në Portëz, Fier;
-arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 69 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, shtetases I. H., 51 vjeçe. Po kështu, u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 28 vjeç si edhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset I. H., 51 vjeçe dhe K. H., 22 vjeçe, pasi të tre këta shtetas, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit J. H.;
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al