Dhunoi për vdekje të moshuarin sepse nuk pranoi t’i jepte birra, e shkuara kriminale e 47-vjeçarit me dy emra! U dënua për tentativë vrasjeje dhe u hetua nga OFL për pasurinë

Oct 18, 2024 | 9:20
SHPËRNDAJE

Është zbuluar e shkuara kriminale e 47-vjeçarit Ilir (Ledjan) Nukaj, i cili dyshohet se dhunoi për vdekje Namik Rustemin, pasi refuzoi t’i jepte birra.

OFL

Ngjarja ndodhi më 13 Tetor në Povelçë të Fierit, ku Ilir Nukaj goditi me grushte në kokë 80-vjeçarin, si edhe bashkëshorten e tij, 77-vjeçaren me iniciale A.R..

Namik Rustemi qëndroi për 5 ditë në itubim në spitalin e Fierit, por nuk arriti që të mbijetojë.

E shkuara e autorit

Ilir (Ledjan) Nukaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi më parë ka qenë i dënuar me 10 vite burg për “tentativë vrasjeje me paramendim” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2012.

Më datë 2 qershor të atij viti, rreth orës 01:00, Ilir Nukaj ka shkuar për të vjedhur në lokalin e shtetasit Helio Çela, i cili ndodhej ngjitur me banesën e tij.

Kur Nukaj ka thyer xhamin e derës së lokalit, Helio Çela ka dëgjuar zhurmë dhe ka dalë në oborr. Më pas ka shkuar për të kontrolluar së bashku me të atin Ferrik Çela dhe ka gjetur të fshehur në kanalin pranë lokalit Ilir Nukajn.

Ky i fundit është ngritur në këmbë dhe në dorë mbante një thikë. Në këtë moment, babë e bir e kanë neutralizuar dhe policia më vonë e ka arrestuar.

Por disa ditë pas tentativës për t’i grabitur lokalin, Ilir Nukaj ka shkuar është konfliktuar me Helio Çelën dhe pasi e ka sharë, e ka goditur katër herë me thikë në sup e kurriz.

Ai u dënua nga drejtësia shqiptare me 10 vite burg për vrasje me paramendim. 47-vjeçari është banor në fshatin Povelçë, ku edhe ndodhi krimi në Fier. Mësohet se Ilir Nukaj për shumë vite ka jetuar jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu vitin 2020 ishte subjekt i Operacionit “Forca e Ligjit”, ku është proceduar për pasurinë, pasi iu dorëzuan edhe formularët.

Ilir Nukajt iu është kërkuar të vetëdeklarojë burimin e pasurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura