Dhunoi policin grek së bashku me 3 persona të tjerë, arrestohet 42-vjeçari shqiptar! Çfarë iu gjet në makinë

Sep 18, 2024 | 9:43
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar një 42-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se ka dhunuar një efektiv grek në Rodos.

3

Efektivi grek ka denoncuar në polici se është sulmuar nga shqiptari dhe 3 të huaj të tjerë.

Polici i dhunuar punon në  shërbimin e sigurisë së Rodosit.

Sipas denoncimit, autorët e kanë goditur policin në kokë, gjoks dhe bark, duke i shkaktuar lëndime.

Gjatë kontrollit të makinës së 42-vjeçarit shqiptar u gjet dhe sekuestrua një thikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura