Dhunoi vjehrrën e saj, vihet në hetim 52-vjeçarja! E moshuara pajiset me urdhër mbrojtjeje

Oct 18, 2024 | 11:43
SHPËRNDAJE

Në Kolonjë, ka nisur hetim ndaj një 52-vjeçareje e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës së saj.

policia grabitje

Gjithashtu, mësohet se e moshuara e dhunuar është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen A. S., 52 vjeçe, banuese në fshatin Shtikë, Kolonjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura