Sot është një ditë e rëndësishme dhe e bukur për këngëtaren Dhurata Dora.
Ajo feston 28-vjetorin e lindjes dhe këtë lajm e ka ndarë vetë me ndjekësit në rrjete sociale.
Nëpërmjet disa fotove të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, Dhurata shfaqet mjaft seksi, pasi veshja që ka zgjedhur i thekson jo vetëm belin e hollë, por edhe të pasmet bombastike.
Flokët i kishte lënë të lëshuara, të drejta, ndërsa make up-i profesional i theksonte edhe më shumë tiparet e bukura.
Këtë vit, këngëtarja s’mund të ishte më e lumtur pasi projekti i saj i ri i titulluar “Harrom”, i cili u publikua vetëm dy ditë më parë, i ka kaluar tashmë 1 milion klikime në Youtube.
“Ditëlindja ime nuk mund të ishte më mirë se kaq! 1 milionë tashmë me ‘Harrom’, një nga këngët e mia më të dashura e të përzemërta. Faleminderit për të gjithë mbështetjen tuaj të pakushtëzuar. Unë kurrë nuk do t’ju lë poshtë dhe gjithmonë do të punoj më shumë… faleminderit”,- shkroi ajo.
Ky projekt muzikor është i zhanrit baladë dhe flet për një çift që dikur e kanë dashur shumë njëri-tjetrin dhe më pas ndahen për shkak të tradhtisë së djalit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al