Dialogu Kosovë-Serbi në qendër të diskutimeve, zbardhet biseda e kancelarit gjerman me Aleksandër Vuçiç

Sep 5, 2024 | 16:25
SHPËRNDAJE

Qeveria Federale e Gjermanisë përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se kancelari Olaf Scholz ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksnader Vuçiç. Ndër temat e diskutuara ka qenë edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

vucic scholz

Siç njofton qeveria gjermane, kancelari Scholz ka nënvizuar rëndësinë e dialogut mes të dy shteteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe ka përsëritur përkrahjen e Gjermanisë për procesin.

“Kancelari Federal foli edhe për rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për këtë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në këtë bisedë telefonike siç njofton Berlini zyrtar, është biseduar edhe për rëndësinë e politikave të qëndrueshme për lëndën e parë.

“Ata diskutuan gjithashtu çështje të politikave të lëndëve të para. Kancelari Federal dhe Presidenti serb theksuan rëndësinë e një politike të qëndrueshme të lëndëve të para në Evropë dhe shkëmbimin e ngushtë për këtë çështje. Kancelari Federal ofroi mbështetje gjermane, duke përfshirë sigurimin e standardeve të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në minierat e litiumit në Serbi. Ai iu referua projekteve përkatëse gjermane për minierat e litiumit dhe sugjeroi ndarjen e ekspertizës ekzistuese për projektimin e qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit të projekteve të tilla”, thekson njoftimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura