Është djegur gjatë natës makina e personazhit të njohur në “TikTok”, Kozak Braçi.
Makina ishte parkuar pranë banesës së tij në momentin që është përfshirë nga flakët.
Ka qenë vetë Kozak Braçi, i cili ka publikuar pamjet e automjetit që digjet.
Makina është shkrumbuar tërësisht nga flakët, ndërsa personazhi i Tik Tok shprehet se nëse autori nuk gjendet nga shteti, do e gjejë vetë.
Ai thekson se është e disata herë që i ndodh kjo, ndërsa shprehet se në makinë lëviz me fëmijën 6 muajsh.
“Po nuk e gjeti shteti këtë herë, do e gjej vetë”, shkruan Kozaku krahas imazheve, ndërsa shton se: “Jam çuar në 4 të mëngjesit dhe kam parë këtë pamje, duke mu djegur makina. Në shtëpi dhe në makinë lëviz fëmija ime 6 muajsh. Është e disata herë që ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua le të më gjejë 24 orë rrugve jam, por jo tek makina dhe shtëpia ime, ku ka vetëm gra e fëmijë.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al