Dikur pjesë e Juventusit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare kërkon rikthimin në Europë/ Pranë akordit me skuadrën e…

Dec 12, 2024 | 22:19
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni me shumë gjasa do të luajë sezonin e fundit në SHBA, te skuadra e Nju England Revolution, teksa po përgatitet për një aventurë të re, me destinacionin e mundshëm Belgjikën, aty ku e kërkon skuadra e Çarleroi.

Xhakomo Vrioni

Një transferim pritet të jetë një mundësi e mirë për të dy palët, duke ofruar një mundësi për Vrionin të rikthehet në një mjedis europian dhe njëherazi duke ndihmuar klubin amerikan të reduktojë ngarkesën financiare të pagave.

Për Vrionin, kalimi te skuadra e Çarleloit, mund të jetë një hap pozitiv. Liga belge mund t’i ofrojë mundësinë të rikthehet në formën e tij më të mirë, duke e ndihmuar gjithashtu të rritet dhe të rifitojë besimin e trajnerëve dhe të tifozëve.

Ky transferim mund të nxisë gjithashtu rikthimin e tij në Kombëtaren shqiptare, një mundësi që do e ndihmonte për të ecur përpara në karrierën e tij. Kujtojmë që në të kaluarën Vrioni ka qenë pjesë e Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura