Dikur rivalë ndërsa sot shfaqen në koncertet e njëri-tjetrit, ja si i drejtohet Noizy Ledri Vulës

Aug 26, 2024 | 13:09
SHPËRNDAJE

Dy reperat më të njohur shqiptar, Noizy dhe Ledri Vula vite më parë nuk kanë pasur raporte të mira së bashku, kjo për shkak të konkurrencës mes grupeve ku artisët bënin pjesë.

BeFunky-collage-12

Të dy personazhet, Noizy pjesë e grupit OTR dhe Ledri i Babastarsave, i kanë bërë “disse” njëri-tjetrit me anë të këngëve.

Mirëpo sot, mes tyre shihet një raport krejt tjetër. Noizy ka shijuar së fundmi një nga performancat e Ledrit në një koncert, ku edhe i ka dedikuar disa fjalë.

noizy-1-1

“Një dhe i vetmi, Ledri Vula”, ka shkruar Noizy në InstaStory-n e postuar, teksa në sfond dëgjohet Ledri duke kënduar.

83D8BB88-F8D9-4CA0-BB9F-CED7FF7BEEAF-300x649

Mesa duket dyshja i kanë lënë pas keqkuptimet dhe kanë rregulluar marrëdhënien midis tyre, duke e kthyer në shoqëri.

ledri vula

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura