Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka qenë i pakënaqur me tifozët e skuadrës së tij pas fitores 2-0 ndaj Zvicrës në Leskovac. Trajneri është përballur shpesh me kritika të tifozëve për punën e tij dhe këtë radhë, ishte momenti i “hakmarrjes”.
Ai bëri të qartë se nuk i pëlqenin thirrjet e kota të tifozëve nga tribuna për të sulmuar në kërkim të golave të tjerë kur ekipi ishte duke fituar 2-0.
“Dikush duhet të ma shpjegojë se unë nuk e kuptoj. Ne jemi duke fituar 2-0, është minuta e 80 dhe dëgjojmë nga tribuna “përpara, le të sulmojmë”. Unë nuk i kuptoj këto gjëra”, tha Stojkoviç pas ndeshjes.
“Kishim një rast për ta bërë 3-0. Por dëgjohet “Forca, të gjithë në sulm” dhe ndërkohë je 2-0. Është pak e pakuptimtë për mua. Njerëzit duhet të edukohen paksa. Kur je 2-0, është shumë e rëndësishme të jesh i organizuar në mbrojtje, është shumë e thjeshtë të thuash “forca, të sulmojmë të gjithë””, ishte kritika e tij për tifozët e Serbisë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al