“Dil nga makina”- Publikohen pamje të reja nga momenti i arrestimi të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta (VIDEO)

Oct 21, 2024 | 21:54
SHPËRNDAJE

Në rrjetin social TikTok, janë publikuar pamjet të reja nga momenti i arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

arrestimi mets

Në video, dëgjohen agjentët e BKH-së që i kërkojnë Metës të dalë nga makina.

Po ashtu, agjentët dëgjohen duke i kërkuar qytetarit që ka regjistruar videon, të heqë telefonin.

 

@bebihasani

♬ original sound – bebihasani

 

Kujtojmë se Meta u arrestua sot pas mesdite (21 tetor) te Kthesa e Kamzës, pasi akuzohet nga SPAK për “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura