Dimri i tretë i Ukrainës në luftë/ Ministrja e Jashtme gjermane njofton ndihmën e re për Kievin: 200 mln euro në dispozicion për ngrohje

Nov 4, 2024 | 19:59
SHPËRNDAJE

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Burbock, njoftoi sot ndihmën shtesë prej 200 milionë eurosh për të mbështetur qytetarët ukrainas për të kaluar sa më lehtë dimrin e tretë të luftës, mes sulmeve të vazhdueshme ruse në infrastrukturën e Ukrainës.

oooooo

Lajmi për ndihmën shtesë u dha nga vetë ministrja gjermane gjatë vizitës së saj në Kiev.

Paratë do të përdoren në mënyrë që banesat pranë vijës së parë të frontit të luftës të furnizohen me karburant dhe pajisje bazë për tu ngrohur gjatë dimrit.

“Ukrainasit mund të pajisen me sende bazike, batanije, pallto të ngrohta për t’i mbajtur ata sa më ngrohtë në ditët e ftohta të dimrit”, tha ministrja gjermane.

Presidenti rus Vladimir Putin po kërkon ndihmë ushtarake nga Koreja e Veriut dhe po dyfishon përpjekjet e tij në Ukrainën lindore, tha Burbock.

Rusia ka synuar qëllimisht infrastrukturën jetike në të gjithë vendin, duke bombarduar stacionet e energjisë dhe duke shkatërruar linjat e energjisë, duke lënë në këtë mënyrë ukrainasit pa energji elektrike dhe pa ngrohje.

Ndihma shtesë humanitare nuk është mbështetje për sektorin e energjisë, por është menduar për masa emergjente të ndihmës për popullatën në dimër, si lëndë djegëse për shtëpitë afër vijës së frontit, veshje dimërore, batanije dhe mbështetje financiare.

Me ndihmën e fundit, ndihma gjermane për Ukrainën për qëllime humanitare arrin në 390 milionë euro.

Burbock u informua gjatë vizitës së saj në Ukrainë për zhvillimin e tankeve anti-ajrore Gepard të furnizuara nga Gjermania.

Ushtarët ukrainas thanë se rrëzuan tre dronë rusë në zonën më të madhe të Kievit të premten. Ata gjithashtu i kërkuan Burbock më shumë mbështetje në formën e materialeve dhe municioneve.

Deri më tani, Gjermania ka furnizuar Ukrainën me 55 tanke kundërajrore Gepard, duke përfshirë pjesë këmbimi, dhe 176,000 copë municion kundërajror nga Bundeswehr dhe rezervat industriale.

Tanket Gepard konsiderohen veçanërisht efektive në zmbrapsjen e sulmeve me dron. Ministrja e Jashtme bëri gjithashtu një vizitë në një termocentral afër Kievit, i cili është goditur disa herë nga raketat ruse dhe ende prodhon energji elektrike.

Burbock mbërriti në Ukrainë herët këtë mëngjes. Kjo është vizita e saj të tetë në Ukrainë që nga fillimi i luftës së agresionit të Rusisë në shkurt 2022. Vizita ishte e paparalajmëruar për arsye sigurie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura